Lajmërohet Agim Veliu, ka një thirrje për Prokurorinë

Aktuale

Lajmërohet Agim Veliu, ka një thirrje për Prokurorinë

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 12:59
Ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu

Ish-kryetari i Podujevës, Agim Veliu, i cili ka udhëhequr me këtë komunë për disa mandate radhazi, ka reaguar pas dorëheqjeve në këtë komunë.

Sipas Veliut kjo situatë është “pasqyrë e qeverisjes abuzive dhe korruptive nga Lëvizja Vetëvendosje”.

Ai ka thënë se pas akuzave të drejtorit të shkarkuar të Inspeksionit ndaj kryetarit të Komunës, për lejimin e ndërtimeve ilegale në qytet dhe në zonën e Liqenit të Batllavës, do të duhej të intervenonte prokuroria.

Ndërhyrja e organeve të  drejtësisë është e domosdoshme për ndërprerjen e qeverisjes korruptive, por edhe diskriminuese brenda administratës komunale”, shkruan ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë i Veliut:

Modeli i keqqeverisjes në nivel qendror po bartet edhe në nivelin lokal.

Dorëheqjet dhe shkarkimet që po ndodhin në ekzekutivin komunal të Podujevës janë pasqyrë e qeverisjes abuzive dhe korruptive nga Lëvizja Vetëvendosje.

Pas akuzave të drejtorit të shkarkuar të Inspeksionit ndaj kryetarit të Komunës, për lejimin e ndërtimeve ilegale në qytet dhe në zonën e Liqenit të Batllavës, do të duhej të intervenonte prokuroria.

Ndërhyrja e organeve të drejtësisë është e domosdoshme për ndërprerjen e qeverisjes korruptive, por edhe diskriminuese brenda administratës komunale.

Qytetarët e Llapit nuk do të lejojnë që praktikantët dhe abuzuesit e LVV-së të degradojnë e rrënojnë atë që është ndërtuar për 20 vite me taksat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat