Eksperti i protokollit komenton takimin në Bruksel, ja çka thotë për “Fast Food” e “Coca-Cola” në tavolinë

Aktuale

Eksperti i protokollit komenton takimin në Bruksel, ja çka thotë për “Fast Food” e “Coca-Cola” në tavolinë

Më: 20 gusht 2022 Në ora: 21:07
Takimi Kosovë-Serbi, 18 gusht 2022, Bruksel

Eksperti i çështjeve protokollare, Tomorr Avdia, ka komentuar takimin e fundit në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, dhe faktin se në tavolinë për dy liderët ishin servuar hamburgerë dhe coca-cola.

Avdia ka thënë se servimi i pijeve të tilla ka treguar një joseriozitet të madh.

“Këto janë elemente të ulta”, ka thënë Avdia, duke potencuar se servimi i pijeve dhe ushqimeve të tilla shkon edhe deri tek nuancat e qesharakes.

Ai tutje ka thënë se Vuçiq ka qenë më i tensionuar, derisa Kurti ka qenë më i relaksuar.

Tomorr Avdia ka thënë se Vuçiqka thyer protokollin edhe kur s’ia ka zgjatur dorën Josep Borellit.

“Kjo shkon deri në nuanca të injorimit”, ka thënë Avdia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat