Çmenduria serbe duhet të goditet në zemër / 13 Projektet shfarosëse të Serbisë për shqiptarët, 1844-1999

Aktuale

Çmenduria serbe duhet të goditet në zemër / 13 Projektet shfarosëse të Serbisë për shqiptarët, 1844-1999

Nga: Idriz Morina Më: 23 gusht 2022 Në ora: 21:52
Forcat speciale të Kosovës

Nuk ka ndodhur as në kohën e Millosheviçit, kasapit të Ballkanit, që shqiptarët ende pa asnjë lëvizje, të akuzoheshin se do të vrasin serbë masivisht apo se do t’i dëbonin masivisht. Trillimet për dhunë ndaj serbëve, ndaj individëve dhe deri tek ‘dhunimi i varrezave’, kurrë s’kanë munguar, as para se Millosheviqi, të vinte në pushtet.

Trillime të pacipë

Në shekullin e 21-të, kur 27 shtete ushtarakisht marrin pjesë në misionin e KFOR-it, ka prani të lartë të UNMIK-ut në veri, si mision i reduktuar shumë i OKB-së, që ishte vendosur më 1999, pas luftës, në prani të OSBE-së, të EULEX-it e misioneve të tjera, që veprojnë plotësisht të papenguara.

Më e keqja, atje (në veri) veprojnë të papenguara edhe strukturat paralele serbe, grupet kriminale, bandat, dhe “Mbrojtja popullore”, një organizim pasues i “Rojave të urës”, dhe me shumë gjasë nën komandën e shërbimit sekret serb, dhe një veprimtari e saj, me shumë gjasë sipas “Dorës së zezë” serbe, shërbimit më famëkeq serb, që nuk ka kursyer vrasje nga më të ndryshme, përfshirë të atyre serbëve që kanë qenë kundër dhunës së egër serbe ndaj shqiptarëve apo popujve të tjerë.

Trillimet e regjimit autoritar të Vuçiqit, duke gënjyer në sy të botës, se Kosova po tenton të kryejë vrasje masive, dëbime masive të serbëve, dhe se ka angazhuar edhe çeçen e qerkez, grupe që me shumë gjasë i ka angazhuar Serbia me shërbimin inteligjent të Rusisë, për të kryer ndonjë masakër dhe krime të papritura në veri, në mënyrë që njëherë të zgjojë pakënaqësi e neveri ndaj institucioneve të Kosovës, dhe t’i mobilizojë për dhunë!

Për të kompletuar frymën millosheviçiane regjimi i Beogradit e ka aktivizuar edhe kriminelin Sheshel, i cili ka shpifur sonte se institucionet e Kosovës do të arrestojnë 80 serbë dhe disa nga ta do t’i vrasin.

“Tashmë kemi informacionet se rreth 80 serbë janë në listë për t’u arrestuar. Nuk do t’i vrasin të gjithë, por kryesorët, ndërsa të tjerët do t’i arrestojnë”, ka pretenduar Sheshel.

Kjo deklaratë dëshmon se Serbia i ka urdhëruar serbët në veri të mos e pranojnë autoritetin e institucioneve të Republikës së Kosovës, por t’i luftojnë ato, dhe të mos i zbatojnë vendimet shtetërore.

Image
Presidentja Osmani me të dërguarin amerikan, Gabriel Escobar, për dy orë diskutuan për dialogun

 

Mashtrime para amerikanëve

Mashtrimet e Vuçiqit nuk janë ndalur, as sot gjatë ditës, kur në takim me ambasadorin amerikan në Serbi, Kris Hill, ka tentuar ta bind, se Kosova ka nënshkruar një marrëveshje, që ua ndalon vendosjen e forcave speciale të policisë pa pëlqimin e NATO-s, dhe bile jo pa pëlqimin e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës. Kështu thuhet në njoftimin e Presidencës serbe pas takimit, sipas së cilës, serbët në veri, “kërkojnë pa kushte” formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Marrëveshja që i është referuar Vuçiqi, qe bërë nga Hashim Thaçi me NATO-n dhe ndalon që FSK-ja, të veprojë në veri, por tashmë Serbia ka shtuar oreksin dhe kërkon ta pengojë edhe policinë speciale, në mënyrë që ta sfidojë lehtësisht policinë e Kosovës, me strukturat e saj paralele dhe vullnetarët që mund të angazhojë si dhe policinë speciale serbe të kamufluar si civil apo me veshje të zeza, e të maskuar.

Ndërkohë, që i tërë sistemi shtetëror serb po trillon, në mungesë të ‘ujkut të stepës’, në skenën botërore, i zënë në kurthin e vet të pushtimit të Ukrainës, në Moskë është dërguar ministri i Brendshëm, Vulin atje, për ‘marrëveshjet’ apo detyrat e fundit, për t’u përplasur me Perëndimin.

Këtë situatë të nderë, shpresojmë që Gabriel Escobar t’ua ketë shpjeguar sonte edhe kryetarëve të partive opozitare, në takim me ta në rezidencën e ambasadorit amerikan, Hovenier.

Përveç retorikës agresive të Serbisë, edhe disa figura të shumta opozitare kanë bërë kritika të gabuara, në vend të goditjes së Vuçiqit dhe sistemit serb, e kanë goditur qeverinë.

Shqiptarët duke pasur gjithë arsenalin dhe shansin e rrallë historik për ta goditur karakterin kriminal të shtetit, të institucioneve dhe kishës serbe, dhe karakterin mashtrues, trillues e gënjeshtar të Serbisë, merren me luftën për pushtet, dhe opozita në vend se të kërkojë sipas detyrës së saj qëndrime më ortodokse në bisedime, ajo bëhet avangardë e lëshimeve dhe kompromiseve, deri tek oferta për ndarje të Kosovës, që e bënte sa ishte në pushtet (PDK).

Për të ilustruar më mirë, se trillimet e regjimit të Vuçiqit, që në fakt janë të të gjitha institucioneve shtetërore, intelektuale dhe kishtare serbe, aq më tepër, derisa ato nuk kundërshtohen prej tyre, po i sjellim këtu projektet, traktatet, programet dhe planet serbe për shfarosjen e shqiptarëve, sipas një renditje, që i referohet historianit Hakif Bajrami.

Programet, projektet, planet mbi 150 vjeçare

1. Ilija Garashanini “Naqertania” 1844.

2. Programi i depërtimit në dete 1881.

3. Programi i likuidimit të shqiptarëve 1920.

4. Programi i Ivo Andriqit 1930.

5. Elaborati i Qubrilloviqit 1937.

6. Konventa shtetërore jugosllavo-turke 1938.

7. Programi i Moleviqit 1941.

8. Programi i Drazha Mihajlloviqit 1942.

9. Programi i likuidimit të shqiptarëve 1950.

10. Marrëveshja xhentëlmene Tito-Kyprili për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi 1953

11. Memorandumi i Akademisë së Shkencave Serbe 1986.

12. Programi jugosllav për Kosovën 1988.

13. Programi i Millosheviqit “Patkoi” 1999 etj.

Derisa dy tabore shqiptarësh merren me debate të kota, serbët merren me realizimin e planeve antishqiptare, të shfarosjes së shqiptarëve, të zbrazjes së Kosovës.

Projekti i shfarosjes së Kosovës nga shqiptarët veç thuajse është realizuar qëllimi kryesor, pasi më shumë se një e treta e popullsisë i mungon, nga mbi 2.8 milionë sa do të duhej të kishte Kosova, ka rënë në 1.6 milion.

Ndërsa, Kombet e Bashkuara në parashikimet për tkurrjen e popullsisë deri në fund të këtij shekulli, parashikohet që në Kosovë të përgjysmohet numri i banorëve. Kjo i bie, që e gjithë popullsia të mos jetë më shumë se 800 mijë deri në një milion banorë, përfshirë të gjitha etnitë, aktuale, deri tek ato që mund të krijohen nga refugjatët që pranohen në vend, trend që tashmë ka filluar.

Pjesë e kësaj lufte speciale serbe, por edhe të vendeve fqinje, si Greqia, është edhe Shqipëria, ku numri i popullsisë ka rënie po ashtu radikale. Për 30 vjet, numri i shqiptarëve ka shkuar drejt rënies. Madje sipas të dhënave të publikuara sot nga Dr.Sali Berisha, mbi 740 mijë shqiptarë e kanë braktisur Shqipërinë vetëm drejt BE-së, apo rreth çereku i popullsisë në vetëm tetë vitet e fundit, pa llogaritur shtimin e mundshëm të atij numri gjigant shqiptarësh, shifre trishtuese.

“Kjo nga viti 2014 gjer sot me statistika të sigurta të BE, vetëm në zonën e BE janë larguar nga Shqipëria 744 417 shqiptarë. Pa llogaritur sa kanë shkuar në vendet e tjera të botës”, ka thënë Berisha në Dibër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat