Veturave të eskortës së Bërnabiqit u mbulohen targat, reagon Halil Geci: Përmend një telefonatë të Vuçiqit, Hashim Thaçin dhe...

Aktuale

Veturave të eskortës së Bërnabiqit u mbulohen targat, reagon Halil Geci: Përmend një telefonatë të Vuçiqit, Hashim Thaçin dhe...

Nga: N. Sh. Më: 5 shtator 2022 Në ora: 15:53
Ana Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq gjatë ditës së sotme ka qenë në Kosovë.

Si gjithë qytetarët serb, edhe vetura në të cilën ndodhej kryeministrja serbe, është dashur që të vendos afishe në targa.

Meqenëse Serbia dhe Kosova nuk kanë arritur marrëveshje për një zgjidhje të përhershme për targat e automjeteve nga Serbia dhe Kosova, ngjitja e afisheve është ende e vlefshme, që do të thotë se drejtuesit e automjeteve në të dy anët e tyre mbulojnë simbolet shtetërore në targa.

Një gjë të tillë është dashur ta bëjë eskorta e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq.

Në lidhje me këtë ka reaguar veprimtari i LDK-së, Halil Geci.

Ai përmes një postimi në facebook, thotë se, kjo është pasqyra e Qeverisë Kurti.

Geci në një postim në facebook, ka kritikuar opozitën aktuale, për të cilët thotë se sa ishin në pushte te kanë ngrehur zvarrë Kurtin.

“Kjo është pasqyra e Qeverisë Kurti që me përpikeri i zbaton ligjet dhe reciprocitetin për të cilin ju Albinin e ngrehnit zvarrë, arsya dihet: ua prishte pazaret, si me biznese të jashtëligjshme kriminale si me shërbimet anti Kosovë për të cilat punonit ju, dhe për të cilat ishit zotuar se do e ndajmë Kosovën ashtu si ja don zemra Vuçiqit”, shkruan Geci.

Geci tutje shkruan se nga Uashingtoni, presidenti serb Aleksandër Vuçiq kishte thirrur në telefon dikë nga rrethi i tij dhe i kishte thënë se Serbia është me fat se e kanë njeriun e tyre me të cilin po punojnë.

Geci fjalën e ka për ish-presidentin Hashim Thaçin.

“Na kujtohet një telefonatë e Vuçiqit e cila përcillej në rrjetet sociale nga Uashingtoni ku i thërriste dikë nga rrethi i tii, i gëzuar tej mase, duke i fërkuar duart, i thonte: jemi me fat ngase e kemi njeriun tonë me të cilin ne po punojmë, sikur edhe unë të isha në vendin e tij, nuk do të dija të punoj më mirë në interes të Serbisë se sa me Hashimin dhe rrethin e tij”, shprehet Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat