Xhelal Sveçla publikon pamjet nga ajri/ Kështu bëhet patrullimi nga Policia në liqenin e Ujmanit

Aktuale

Xhelal Sveçla publikon pamjet nga ajri/ Kështu bëhet patrullimi nga Policia në liqenin e Ujmanit

Nga: N. Sh. Më: 8 shtator 2022 Në ora: 18:16
Pamje të publikuara nga Xhelal Sveçla

Sot gjatë ditës, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se Policia e Kosovës ka nisur patrullimin e rregullt në vijën kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht përgjat gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit.

Pas kësaj, Sveçla, ka shpërndarë një video-incizim nga ajri, ku shihet Policia e Kosovës duke patrulluar me varkë nëpër liqenin e Ujmanit.

Ministri ka shkruar se Policia e Kosovës po patrullon në Ujman për shtrirjen e sundimit të ligjit dhe ruajtjen e integritetit territorial.

“Pamje gjatë patrullimit të Policisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit, në shtrirjen e sundimit të ligjit dhe ruajtjen e integritetit territorial”, ka shkruar Sveçla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat