Klinaku: Serbia edhe me marrëveshje finale mund mos ta njohë Kosovën

Aktuale

Klinaku: Serbia edhe me marrëveshje finale mund mos ta njohë Kosovën

Më: 10 shtator 2022 Në ora: 09:21
Abdullah Klinaku

Kosova mund të mos arrijë të sigurojë njohjen nga Serbia në marrëveshjen finale, por që mund t’i hapet rrugë për integrim e njohje të reja pa pengesë nga Serbia.

Kështu ka vlerësuar juristi Abdullah Klinaku.

Ai duke folur për vizitat e shpeshtuara të zyrtarëve evropian dhe atyre amerikan, tha se presioni do të shtohet për të dyja vendet.

Ndaj Kosovës do të ketë një presion sa i përket çështjes së Asociacionit, një presion më të theksuar. Ndërsa, sa i përket Serbisë ka mundësi që të arrihet një marrëveshje e cila arrin një farë paqe stabiliteti me Kosovën në kuptimin të integrimit njohjet nga shtetet e tjera dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, por që juridikisht besoj që Serbia edhe më marrëveshje finale nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Pra ka mundësi që t’i hapet rrugë për integrim të Kosovës por që të mos arrihet qëllimi final nga kjo marrëveshje”, tha Klinaku.

Ai tha se Serbia nuk është e interesuar për të arritur një marrëveshje në dialog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat