“..(Mos po e lirojnë) Hashim Thaçin...”, Kimete Berisha me disa fjalë për kryeministrin Kurti pas deklaratave të sotme për grevën

Aktuale

“..(Mos po e lirojnë) Hashim Thaçin...”, Kimete Berisha me disa fjalë për kryeministrin Kurti pas deklaratave të sotme për grevën

Nga: M.L. Më: 13 shtator 2022 Në ora: 18:23
Kimete Berisha dhe Albin Kurti

Publicistja Kimete Berisha i ka konsideruar si “paranojake” deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti pas takimit që zhvilloi sot me përfaqësuesit sindikal.

Kryeministri Kurti, ka thënë lidhur me grevat se nuk është në pyetje çështja e arsimit apo e arsimtarëve, po diçka më tepër e cila do të merret vesh se çka është në pyetje.

E për publicisten Berisha, kjo deklaratë e kryeministrit shfaqë “paranojat” e tij, lidhur me situatën aktuale politike.

Berisha në një postim në Facebook, ka përmendur disa raste ku sipas saj, kryeministri Kurti mund të ketë frikë se po i ndodhë diçka.

Postimi i plotë:

Në një postim

Njeriu me mantel të kaltër!

- Këtu ka diçka. Diçka ka se ka lëvizje.

Një flutur e verdhë po më rri në dritare. Sytë e m'i duken si vargu i Rod Stewart: sy që kanë qarë përgjithmonë.

- Maca e zezë e madhe sa lopa po më rri te dyert e sokakut.

Një skemë shkatërrimtare është këtu.

E merrni vesh më vonë.

- Se, shkollat diçka i ka pushtuar.

Nuk bëhet fjalë për arsim e për arsimtarë, 100 euro janë veç shkas...më thellë është puna.

- Edhe një hije të panjohur e kam parë në oxhak.

E di. E ndjej. Diçka po lëviz.

Dhe, kur i vizitojë varrezat, aty gjithmonë lëviz diçka dhe gjithmonë...ca pika shiu bien mbi pllakat e varrit!

- A është toka kapak i syrit e pikat e shiut a mund të jenë lot!

- Krejt ma duan të keqen.

Të gjithë janë armiqtë e m'i.

Pse, vallë, s'më do njëri!

Çka është kjo xhelozi!

Çka kam faj unë që jam ky që jam, e më i miri jam!

Nuk kam ndaluar njeri të bëhet si unë.

- Pse kam familje e jetoj vetëm.

Pse më pëlqen vetmia më shumë se dashuria!

Dikush ma ka fshehur njërën këpucë, pardje! .

Dje mezi e gjeta tjetrën çorapë.

- Djalli po m'i fsheh qëllimet.

Një ditë kam harruar çka kam dashur të them. Duan të ma marrin pushtetin.

Duan të ma marrin shtëpinë (e qysh mund të ma marrin shtëpinë që nuk është e imja).

- Lëvizja është magjepsur, mendt i mban veç tek seksi dhe tek martesat e gjinisë së njëjtë.

Ne s'jemi lëvizje erotike.

- Nuk jam unë paranojak. Paranojakë janë myslimanët, atyre u duket gjithmonë se po i përndjek dikush dhe se dikush ua do të keqen.

- Dikush ka ndërhyrë në ëndrrat e mia.

Pse, thua ss është e mundur se edhe Mimoza...Ndoshta edhe ajo.

Askujt nuk i besohet.

- Më duket sikur dikush po më shikon nga televizori. Po thu që është e mundur të të përgjojnë nga televizori!

Po, dhe pikërisht kjo po mē ndodh.

- E sheh pse s'kam shokë unë!

Pse s'kam pasur shokë? E di se askush nuk ta do të mirën.

A më zi ta bën vetmia a shoku i keq!

Nuk di çka po ndodh. Punët i kam keq. Amerika po ma bën rrafsh. Amerika nuk ma dëshiron të mirën.

Jam i vetmuar.

- Mos po m'tradhton edhe Albulena.

O Zot Po, se Albulena po flet si Agatha Cristie.

Po del në konferenca për shtyp dhe po e kërkon vrasësin e aktivistit si Agatha që e kërkonte vraaësin në Orient Express.

Pse po sillet si detektive private pa më pyetur mua.

Mos është edhe ajo në grupin e armiqve të mi. Mos është kryesuese e grupit armiqësor?!

Edhe Hekurani ka hetuar diçka, se sot tha 'më thellë është puna...qëllimet e grevistëve janë misterioze.

- Edhe Shyhrete Behluli e kish lansuar një këngë që flet për dashurinë nga largësia...mos e ka pasur për mua!

Bota lanson raketa, ne lansojmë folklor. Si t'ua them me fjalë sa askushi janë.

- Edhe Edi Rama u pa dje duke qeshur, sigurisht ka qeshur me mua. Sot më thirri urgjent në vilën 31. Pse bash vila 31! Çfarë mesazhi jep ky numër! Mos e simbolizon Judën!

- Prokurori i Hagës kish kërkuar që një i akuzuar shqiptar të dënohet me burg të gjatë...mos po kujtojnë që unë kam kërkuar të dënohet.

Krejt po m'shikojnë me buzë në gaz, mos po kujtojnë që po kam qejf që Hashim Thaçi është në Hagë.

- Qind për qind Armend Muja i raporton në baza ditore Kadri Veselit. Po sillet si i dyshimtë!

Se Mitrovicën, nuk di pse e humba.

As familja e presidentes më nuk jetojnë në Mitrovicë. Mos është ky mesazh indirekt pêr Serbinë!

- Pse Presidentja nuk më ndjek në Facebook, kurse Zelenskin e Erdoganin i ndjek.

A e ka bë Presidente Erdogani a unë!

- Arbërie Nagavci i kish thënë 'mirëdita' Ardian Gjinit. Pse? Çka fshihet këtu!

- Tash më ra në mend: Edi Rama më thirri urgjent në takim, për tē biseduar për hekurudha, veç për të më bërë të dukem qesharak, joserioz - pa kravatë.

Thashë: ku-ku çka u bë, takim me dyer të mbyllura...(mos po e lirojnë) Hashim Thaçin...

për të biseduar për hekurudhat e mbuluara me therra.

P.S. Edhe paranojaku ka armiq të vërtetë -- Henry Kissinger!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat