Konfirmohet: Blloku A3 është kthyer në punë, A4-shi kthehet në fillim të tetorit

Aktuale

Konfirmohet: Blloku A3 është kthyer në punë, A4-shi kthehet në fillim të tetorit

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 17:39
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanollli

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka lavdëruar menaxhmentin dhe punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës gjatë një vizite që ka bërë aty.

Pasi ka parë punën, ajo ka dalë në konferencë për media, ku ka folur për punimet sa i përket remontit nëpër blloqe.

“Nga e premtja donim të shihnim se si po shkojnë renovimet në bllokun A4. U befasuam për të mirë, kur dëgjuam sot se blloku A3 është kthyer në funksion falë punës gjatë natës dhe sot të punëtorëve dhe udhëheqësve të KEK-ut”, është shprehur Rizvanolli.

“Blloku A4 pritet që të kthehet në funksion në ditët e para të tetorit”.

Rizvanolli nga aty ka bërë thirrje për kursim të energjisë nga ana e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat