​Osmani kërkon mbështetjen e Andorrës për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Aktuale

​Osmani kërkon mbështetjen e Andorrës për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 20:17
Foto nga takimi

Në vazhdën e takimeve gjatë vizitës në Nju Jork, presidentja Vjosa Osmani ka takuar sot kryeministrin e Andorrës, Xavier Espot, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e dhënë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Osmani ka deklaruar se qëllimi strategjik i Kosovës mbetet anëtarësimi në komunitetin euroatlantik, dhe se anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe NATO do të kontribuojë në rritjen e sigurisë dhe stabilitetin e rajonit.

E para e vendit e njoftoi kryeministrin Espot se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ndaj kërkoi mbështetjen e Andorrës.

Në takim u diskutua edhe mbi forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe hapjen e mundësive të reja për bashkëpunim në fusha të interesit reciprok.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat