E tmerrshme: I riu tenton ta dhunojë 12-vjeçaren, e mori nga sheshi në Prishtinë dhe e dërgoi në banesën e tij

Aktuale

E tmerrshme: I riu tenton ta dhunojë 12-vjeçaren, e mori nga sheshi në Prishtinë dhe e dërgoi në banesën e tij

Më: 22 shtator 2022 Në ora: 18:06
Ilustrim

Vetëm në javën që lamë pas, janë raportuar për rreth shtatë raste të dhunimit që janë raportuar në Polici. Në shumicën prej tyre, viktima janë vajzat e mitura. Kjo gjendje alarmante siç duket po vazhdon.

Media ka mësuar detaje për një rast tjetër të tentim dhunimit që dyshohet se ndodhi në Fushë Kosovë.

Edhe kësaj radhe viktimë është një vajzë 12-vjeçare, të cilën tentoi ta dhunojë një 20-vjeçar.

Si përfundoi vajza në duart e të dyshuarit dhe kur u zbulua rasti.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se gjithçka ndodhi gjatë ditës së djeshme, kur i riu R.K., mori vajzën nga sheshi kryesor në Prishtinë dhe e dërgoi në banesën e tij në Fushë Kosovë.

E mitura ishte më nënën e saj në shesh kur papritmas u zhduk dhe nuk dihej për fatin e saj. Kjo bëri që nëna të alarmohej dhe të niset për Polici, ku denoncoi se e bija i ka humbur.

Si rezultat i denoncimit, zyrtarët policorë ndërmorën veprime për ta kërkuar vajzën, por nuk arritën derisa ajo u kthye vet në shtëpi, në orët e mbrëmjes.

Sinjali mëson se gjatë bisedës së 12-vjeçares më nënën e saj, ajo ka rrëfyer se si një person i moshës madhore e ka marrë nga sheshi dhe e ka dërguar në banesë për të bërë marrëdhënie seksuale me të.

E shqetësuar skajshmërisht për vajzën, nëna është nisur për në Polici ku kanë dhënë deklaratë për rastin, derisa në anën tjetër hetuesit kanë arritur ta identifikojnë personin e dyshuar.

I riu që po dyshohet për këtë rast është shoqëruar në stacion policor dhe më pas është intervistuar për veprën me të cilën ngarkohet.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe mbledhjen e informacioneve që zbardhin rrethanat e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat