Jeton Vllasaliu e pranon fajësinë për vrasjen e Bedri Rexhepit

Aktuale

Jeton Vllasaliu e pranon fajësinë për vrasjen e Bedri Rexhepit

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 15:46
Bedri Rexhepi

Janë bërë një vit e gjysmë nga zhdukja e biznesmenit Bedri Rexhepi.

Jeton Vllasaliu, i dyshuari kryesor për zhdukjen e tij e ka pranuar vrasjen e tij.

Këtë e ka konfirmuar avokati i Vllasaliut, Berat Tmava.

“Po e ka pranuar fajësinë, më shumë detaje nuk mundem me dhanë, dhe të shofim organet e rendit si do të veprojnë”.

Bedri Rexhepi ishte zhdukur pasditen e 8 prillit të vitit të kaluar dhe herën e fundit ishte parë në Novobërdë.

Ndërsa, një ditë pas zhdukjes, vetura ishte gjetur e braktisur në arat e fshatit Janjevë të Lipjanit dhe pa shenja për Rexhepin.

Informacionet të cilat deri tani kanë familjarët janë se Bedri Rexhepi me datën 8 prill 2021 është parë në Novobërdë dhe nga aty me asgjë nuk dihet për fatin e tij.

Madje vëllezërit e tij kishin kërkuar ndihmë edhe nga qytetarët për gjetjen e Bedriut, për çka do të ofronin 20 mijë euro shpërblim. Por, as kjo nuk kishte rezultuar me gjetjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat