Berisha zbulon motivin, ja pse u vra biznesmeni Rexhepi

Aktuale

Berisha zbulon motivin, ja pse u vra biznesmeni Rexhepi

Më: 1 tetor 2022 Në ora: 08:41
Bedri Rexhepi

Besnik Berisha, avokat i familjes së biznesmenit të ndjerë, Bedri Rexhepi, ka thënë se deri te krimi ka ardhur për motive pasurore.

Berisha, tha se dyshohet se vrasja e Bedri Rexhepit u krye për shkak të një borxhi, siç, sipas tij, synon ta justifikojë një nga të dyshuarit e arrestuar për këtë rast.

“Por që e përsëris se këto janë veprime që janë duke u saktësuar dhe janë duke u ndërlidhur me provat që janë siguruar gjatë hetimit. Ndërsa, e vetmja arsye që Bedri Rexhepi nuk është në mesin e të gjallëve është pasurore, pasi as familja e tij e as miqtë e tij nuk kanë pasur ndonjë telashe të njohur që do të rezultonte me një veprim të tillë”, është shprehur Berisha.

Tutje, ai tregoi edhe relacionin që kishte viktima me të dyshuarin Jeton Vllasaliu, duke thënë se ata dukej të kishin relacion biznesor.

“Relacioni mes viktimës dhe të dyshuarit duket të jetë relacion biznesor, por për detaje duhet t’i mbajmë deri në konkretizimin e aktakuzës, që besoj se do të jetë së shpejti. Besoj se në javën që vjen ne do ta kemi një aktakuzë të dërguar në gjykatë”, është shprehur Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat