Rron Gjinovci i reagon Gëzim Kelmendit: A jemi 95% myslimanë kur dhunojna çika ka 11 vjet?

Aktuale

Rron Gjinovci i reagon Gëzim Kelmendit: A jemi 95% myslimanë kur dhunojna çika ka 11 vjet?

Nga: A.Zh Më: 2 tetor 2022 Në ora: 10:54
Rron Gjinovci

Aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, ka reaguar për rastet e sulmeve seksuale ndaj vajzave të reja, të cilat kanë tronditur vendin kohëve të fundit.

Ai ka pyetur se kur dhunohen vajzat 11 vjeçare në Kosovë, qytetarët a janë myslimanë.

Gjinovci e ka pyetur kryetarin e Partisë Fjala Gëzim Kelmendin, se a jemi 95 për qind myslimanë edhe kur dhunohen femrat në Kosovë, apo vetëm kur “duam me i mbulu me shami”.

Reagimi i tij në Facebook:

A jena a s'jena myslimanë?

Kur i dhunojmë vajzat 11 vjeçe e kur i sulmojmë nëpër rrugë, a jena myslimanë? Apo veç kur dojna mi mlu me shami?

Gëzim Kelmendi tash po thotë që kjo po ndodh si mungesë e fesë se jena degjeneru, e kur vjen puna me shty agjenda islame thotë jena 95% myslimanë. Nëse është kështu, pra që jena 95% myslimanë, atëherë edhe kur dhunojna çika ka 11 vjet e kur i sulmojmë nëpër rrugë, qaj 95 përqindësh jemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat