Hera e dytë brenda pak javëve, sërish i digjet vetura shefit të Auditorit të Brendshëm të SHSKUK’së

Aktuale

Hera e dytë brenda pak javëve, sërish i digjet vetura shefit të Auditorit të Brendshëm të SHSKUK’së

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 16:38
Pamje nga djegia e veturës

Është djegur sërish vetura e shefit të Auditorit të Brendshëm të SHSKUK-së Musa Vitisë.

Brenda pak më shumë se një muaji, Musa Vitisë i është djegur vetura e dytë në parkingun e administratës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Vetura e markës ‘Mercedes’ është djegur pothuajse e tëra në të njëjtin vend kur u dogj edhe herën e kaluar.

Vitia mban postin e shefit të Auditorit të Brendshëm të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Ai ka thënë se dyshon se kjo po i ndodh për shkak të punës së tij. Ka deklaruar se nuk ka ndonjë person në të cilin mund të dyshoj konkretisht.

“Mund të jetë e lidhur me punën time. Tani për mua të gjithë janë të dyshuar. Nuk kam ndonjë dyshim konkret. Janë njoftuar Policia e Kosovës, ata janë duke u marr edhe me rastin e parë. Po pres që të zbardhen rastet, por jam shumë i shqetësuar”, ka deklaruar Vitia.

Më 19 gusht atij i ishte djegur një veturë tjetër e markës ‘Audi’ në parkingun e njëjtë. Deri më tani nuk janë dhënë detaje lidhur me këto dy raste.

Vitia ushtron pozitën e shefit të Auditorit të Brendshëm që disa vite në SHSKUK. Në dy vitet e fundit disa auditime të brendshme të kryera nga zyra e tij kanë përfunduar në organet e drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat