​Kurti për djegien e veturës së drejtorit: Përgjegjësit për mbikëqyrjen e kamerave kanë dështuar në kryerjen e punës së tyre

Aktuale

​Kurti për djegien e veturës së drejtorit: Përgjegjësit për mbikëqyrjen e kamerave kanë dështuar në kryerjen e punës së tyre

Më: 10 tetor 2022 Në ora: 11:04
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ditën e sotme e ka nisur me një vizitë në ShSKUK. Ai është pritur nga ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu Raçi.

Gjatë takimit me udhëheqësit e këtij institucioni, Kurti ka përmendur djegien e veturës së drejtorit të njësisë së auditimit të brendshëm të ShSKUK-së.

Kurti ka thënë se dy kompanitë që janë përgjegjëse për sigurimin fizik dhe mbikëqyrjen e kamerave kanë dështuar në kryerjen e punës së tyre.

Në takim kanë qenë edhe ushtruesja e detyrës së ministres të Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, kryetarja e bordit të SHSKUK-së, Aida Rexhepi, si dhe drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së, Musa Vitija.

Shkrimi i plotë:

Një herë me 19 gusht dhe pastaj sërish me 7 tetor iu dogj vetura Drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së, Musa Vitija. Pas një pune intensive të tij janë gjetur shkelje të shumta të dokumentuara në raport përkatës.

Dy kompanitë, “Security Code”, përgjegjëse për sigurimin fizik dhe “Quantic”, përgjegjëse për mbikëqyrjen e kamerave kanë dështuar në kryerjen e punës së tyre. E para, sepse për herë të dytë nuk ka arritur të ofroj sigurinë e veturës së z. Vitija, kurse tjetra edhe pas dy jave nuk ka arritur t’i rikthej në funksion kamerat e sigurisë të cilat janë të dëmtuara nga “vetëtima”.

Për të shprehur mbështetjen time të parezervë, sot vizitova Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. Bashkë me mua në vizitë ishte edhe ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku dhe zëvendësministri, Arsim Berisha, ku takuam ushtruesen e detyrës së drejtores së ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu- Raçi, Kryesuesen e Bordit Drejtues, Aida Rexhepi dhe Drejtorin, Musa Vitija.

Të korruptuarit dhe kriminelët zjarrvënës e kanë vendin në burg, e jo jashtë tij ku lirinë e përdorin si mundësi për të përsëritur krimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat