Deklarata e “çuditshme” e Kurtit: Unë e pyeta traktoristin për Lajçakun, por ai tundi kokën e i dha gaz traktorit

Aktuale

Deklarata e “çuditshme” e Kurtit: Unë e pyeta traktoristin për Lajçakun, por ai tundi kokën e i dha gaz traktorit

Nga: M.L. Më: 13 tetor 2022 Në ora: 14:01
Foto nga vendngjarja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka postuar në facebook, një fotografi nga vizita në fshatin Miresh të Gjilanit, përkatësisht tek bujku Osman Osmani.

Kurti ka thënë se, pas korrje-shirjeve vjen mjellja e re.

Pas korrje-shirjeve vjen mbjellja e re. Nga 5 deri me 30 tetor është koha ideale për drithërat. Këtë po e bën bujku Osman Osmani nga Mireshi i Gjilanit, i cili tash e tetë ditë po lavron, ku sivjet po i mbjellë 10 hektarë me grurë e 10 të tjera me misër”, shkruan kryeministri.

Kryeministri ka njoftuar se në vitin 2022 është rritur për 15.5% sipërfaqja e mbjellur me grurë dhe për 91% ajo me misër.

“Pas rritjes së rendimentit këtë verë, po shtohen edhe mbjelljet këtë vjeshtë. Në vitin 2022 është rritur për 15.5% sipërfaqja e mbjellur me grurë dhe për 91% ajo me misër. Krahasuar me 2021 përkrahja qeveritare për mbjelljen e grurit është rritur për 216% për hektar, kurse për atë të misrit 119% për hektar”, është shprehur ai.

Mirëpo, në fund të postimit, Kurti bëri një deklaratë të çuditshme, duke treguar se si i ishte përgjigjur një gazetareje kur ishte pyetur për vizitën e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak.

Teksa bisedonim me bujqit, gazetarja që na ndiqte nëpër ara po më pyeste me insistim për Lajçakun. Unë e pyeta traktoristin për Lajçakun, por ai tundi kokën e i dha gaz traktorit”, përfundoi kryeministri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat