Kurti krahason dënimin ndaj Gogajt me atë të vjedhjes së 430 eurove

Aktuale

Kurti krahason dënimin ndaj Gogajt me atë të vjedhjes së 430 eurove

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 23:20
Momenti kur vritet punëtori

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, ka reaguar pasi Gjykata e Pejës ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burgim Shaban Gogajn për vrasjen e Agonis Tetajt në vendin e tij të punës.

Ajo në Facebook ka shkruar se Tetaj u vra në vendin e tij të punës “veç për teke”, teksa ka krahasur dënimin prej 7 vitesh për Gogajn me një të ri të komunitetit që u dënua me po kaq vite për vjedhjen e 430 eurove.

“7 vjet burgim për vrasjen e një të riu, krejtësisht të pafajshëm i cili ishte në orarin e punës dhe gjuhet me armë nga djali i pronarit. Veç për teke. Dhe pas këtij krimi të rëndë kryesi dënohet vetëm 7 vjet burgim.

Gjykata vendosi se kaq vlen jeta që do të duhej të ishte e gjatë e të ndjerit Agonis Totaj. Siç po kujton Arjeta, po kaq ishte dënuar një i ri ashkali nën dyshimin e vjedhjes së 430 eurove. Asnjë lidhje me drejtësi”, shkruan ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat