Bedri Rexhepi varroset të enjten

Aktuale

Bedri Rexhepi varroset të enjten

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 12:12
Bedri Rexhepi

Prokuroria Themelore në Prishtinë sot ka konfirmuar se biznesmeni Bedri Rexhepi është vrarë për shkak të 30 mijë eurove.

E pas kësaj ka reaguar vëllai i tij, Adnan Rexhepi.

“Shpresa e lutjet që ta gjenim të gjallë vëllain tonë na mbajtën të fortë gjatë gjithë kësaj kohe, por ja që tani na u shua çdo shpresë! Ne këto ditë që i kaluam dhe po i kalojmë, ju falënderojmë përzemërsisht të gjithë juve që në çfarëdo forme ishit bashkë me ne, na qëndruat afër, ofruat ndihmën tuaj që dhimbjen e mërzinë ta ndajmë së bashku. Tani e tutje lutja jonë e vetme është që shpirti i tij të pushoj në parajsë, e drejtësia të vijë në vendin e duhur”, ka shkruar Adnan Rexhepi.

Ai ka njoftuar se varrimi i vëllait të tij do të bëhet të enjten.

“Ju njoftojmë se varrimi i më të dashurit tonë Bedriut do të bëhet të enjten, 20 tetor 2022, në ora 13:00 ( Me namazin e Drekës ) në varrezat e qytetit në Shtime”, ka shkruar Rexhepi.

Për vrasjen e Bedri Rexhepit, prokuroria ka ngritur aktakuzë ndaj Jeton dhe Nexhat Vllasaliut

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat