Familja e biznesmenit të vrarë, Bedri Rexhepit, kërkon që të mos bëhen publike detajet e krimit

Aktuale

Familja e biznesmenit të vrarë, Bedri Rexhepit, kërkon që të mos bëhen publike detajet e krimit

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 17:11
Bedri Rexhepi

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka pranuar kërkesë nga familja e biznesmenit të vrarë, Bedri Rexhepi, që të mos bëhen publike detajet e vrasjes.

Bazuar në këtë kërkesë, Prokuroria ka kërkuar mirëkuptim nga mediat në paraqitjen e detajeve të rastit, i cili konsiderohet i ndjeshëm dhe se detajet e zbuluara nga rasti në fjalë po dyfishojnë dhimbjen e familjarëve të Rexhepit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton të gjitha mediat lidhur me kërkesën të cilën e ka pranuar nga familjarët e të ndjerit Bedri Rexhepi, për të treguar mirëkuptim në paraqitjen e detajeve të këtij rasti kaq të ndjeshëm, pasi çdo detaj i rastit në fjalë i cili është duke u plasuar në opinionin publik është duke iu shkaktuar dyfishin e dhimbjes të cilën ata janë duke e përjetuar tani, andaj me kërkesë të familjes Rexhepi kërkojmë mirëkuptimin e secilit medium në plasimin e informatave të detajuara në publik lidhur me këtë çështje, duke e balancuar në njërën anë punën profesionale dhe në anën tjetër gjendjen shpirtërore të familjes”, thuhet në kërkesë.​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat