​Deputetja ukrainase: Shume gra të Ukrainës janë viktima të luftës

Aktuale

​Deputetja ukrainase: Shume gra të Ukrainës janë viktima të luftës

Më: 22 tetor 2022 Në ora: 17:52
Foto ilustrim

Në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, në emër grave ukrainase, deputetja nga Ukraina, Yevheniya Kravchuk tha se lufta atje duhet të marrë fund.

Ajo tha se shumë gra të Ukrainës janë viktima të kësaj lufte.

Kravchuk: Vajza ime ka lindur në kohën e aneksimit të Krimesë, tërë jetën e ka në luftë

“Vajza ime ka lindur në kohën e aneksimit të Krimesë, tërë jetën e ka në luftë. Nuk duhet ta lëmë këtë luftë për fëmijët tanë, ne duhet ti japim fund kësaj lufte dhe shumë gra të Ukrainës janë viktima të kësaj lufte, por janë luftëtare, mike, gazetare, ato japin mësim për situata të luftës dhe do të ngadhënjejmë”, tha ajo.

Në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Kosova ka nderuar me medalje presidenciale gra nga Ukraina për trimërinë dhe kontributin e tyre.

Ky është Edicioni i Parë i Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë i cili ka mbledhur në Prishtinë rreth 500 pjesëmarrës nga 33 shtete të botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat