Komandanti i KFOR-it takon u.d. Drejtorin e Policisë, bisedojnë për sigurinë në vend

Aktuale

Komandanti i KFOR-it takon u.d. Drejtorin e Policisë, bisedojnë për sigurinë në vend

Nga: M.L. Më: 25 tetor 2022 Në ora: 23:09
Foto nga takimi

Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Angelo

Michele Ristuccia, së fundmi është takuar me Ushtruesin e Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti.

Në një komunikatë për media të lëshuar nga zëdhënësi i KFOR-it, thuhet se generalmajor Angelo

Michele Ristuccia është pritur nga Hoti në zyrën e tij,

Gjatë këtij takimi njohës, u diskutua për situatën e përgjithshme, me vëmendje e veçantë për sigurinë dhe komunikimin.

“Gjenerali Ristuccia theksoi gatishmërinë e KFOR-it për të trajtuar çdo sfidë në fushën e sigurisë, si dhe

angazhimin për të ruajtur bashkëpunimin dhe koordinimin e ngushtë dhe për të vazhduar sigurimin e një mjedisi të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë popullin e Kosovës, në përputhje me mandatin e KFOR-it i dalë nga rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të vitit 1999”, përfundon njoftimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat