Detaje nga zjarri afër QKUK-së: Një nënë dhe një vajzë e vogël, mbesin pa vendstrehim

Aktuale

Detaje nga zjarri afër QKUK-së: Një nënë dhe një vajzë e vogël, mbesin pa vendstrehim

Nga: H.O. Më: 26 tetor 2022 Në ora: 18:20
Foto nga Bujar Gashi/ Facebook

 U bë e ditur se një zjarr ka përfshirë barakat private afër QKUK-së. Mirëpo, Bujar Gashi, punonjës në Aeroportin e Prishtinës, ka sjellë pamje nga ky moment duke treguar edhe detaje.

Ai shkruan në Facebook se, baraka që është djegur ishte vendstrehimi për një nënë dhe një vajzë të vogël.

Postimi i plotë:

Për dikë, vetëm një kasolle, për një nënë me një vajzë të vogël,  e gjithë bota.

Zjarrfikësa, policia , një falenderim i madh për ju!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat