“Nuk guxon Vuçiq ta fus ushtrinë e policinë në Kosovë!”/Kjo është frika më e madhe e pasardhësit të Millosheviçit

Aktuale

“Nuk guxon Vuçiq ta fus ushtrinë e policinë në Kosovë!”/Kjo është frika më e madhe e pasardhësit të Millosheviçit

Nga: M.L. Më: 27 tetor 2022 Në ora: 08:48
Foto ilustrim

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla njoftoi dje se në Leshak të Komunës së Leposaviqit, me dyshimin për narkotikë, Njësia e Anti-drogës sot ka bastisur një lokacion me ç’rast ka sekuestruar 4 granata dore, rreth 12.000 euro, 1 armë automatike të llojit AK47 me 200 fishekë dhe lloje të ndryshme të municionit, radiolidhje e pajisje tjera ndihmëse për trazira.

Sveçla theksoi se këto dhe pajisje të tjera dyshohet të jenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme ilegale dhe kriminale dhe deri më tash është arrestuar 1 person i nacionalitetit serb në ndërkohë aksioni është duke vazhduar.

Mbesim të përkushtuar maksimalisht që në koordinim me të gjitha institucionet e sigurisë të veprojmë në zbatim të ligjit në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Pa asnjë dallim do të veprojmë mbi çdo individ apo grup të caktuar që synon të cënojë rendin, ligjin dhe sigurinë e qytetarëve dhe vendit tonë”, u shpreh ministri.

Ky aksion i Policisë u zhvillua vetëm pak ditë para se Qeveria të fillojë zbatimin e vendimit për targat RKS dhe kërcënimeve të vazhdueshme të Serbisë për ndërhyrje ushtarake.

Mirëpo, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Enver Bytyçi nuk sheh rrezik nga këto kërcënime.

Në një postim në Facebook, Bytyçi ka shkruar se Vuçiqi nuk guxon ta fus ushtrinë në Kosovë për shkak se nuk e lejon rezoluta 1244.

“Mos bëni panik! Nuk guxon Vuçiq të futë ushtrinë e policinë në Kosovë! Nuk e lejon Rezoluta 1244! Por kryesorja: Ai ka frikë se pëson fatin e Milosheviçit e të Putinit!”, shkroi profesori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat