Sadiku: Në Mitrovicën e veriut jemi lodhur duke luajtur heronj e viktima, duam normalitet

Aktuale

Sadiku: Në Mitrovicën e veriut jemi lodhur duke luajtur heronj e viktima, duam normalitet

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 08:49
Skender Sadiku

Asamblisti në Mitrovicën e Veriut, Skender Sadiku, ka thënë se qytetarët në këtë komunë janë të lodhur nga ngjarjet e mëdha dhe krejt çfarë duan është normalitet.

Ai ka shtuar se dorëheqjet që pamë gjatë vikendit janë dorëheqje të kushtëzuara dhe jo të parevokueshme.

“Në arsyetimet për dorëheqje që kanë dhënë kryetari i komunës dhe asamblistët janë bërë për shkaqe politike. Këto janë dorëheqje të kushtëzuara, nuk janë të parevokueshme dhe kanë kushtëzuar me marrëveshjen e Brukselit. Ky është një manovrim politik”.

“E mira është se gjatë ditës së djeshme ka qenë një protestë paqësore dhe nuk ka pasur skena të padëshirueshme”.

“Dje kemi pasur një mbledhje të jashtëzakonshme dhe te katër komunat e veriut, kolektivisht kanë dhënë dorëheqje pjesëtarët nga Lista Serbe”.

Ngjarjet e fundit në veri, Sadiku i cilëson si manovra politike dhe thotë se nuk ka indikacione se do të ketë trazira.

“Jemi afër marrëveshjes gjithëpërfshirëse. Ky është një film i përshpejtuar, sot do të shohim se do të kthehemi në normalitet”.

“Mitrovica e Veriut i ka pesë kilometra katrorë dhe jemi lodhur me gjëra të mëdha. Jemi lodhur duke luajtur heronj dhe viktima, ne duam të jemi qytetarë të barabartë dhe të jetojmë në normalitet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat