Nga LVV i reagojnë Abelard Tahirit për deklaratën ndaj Veselinoviqit: Ja si bashkëpunoi PDK me të dhe mori miliona euro!

Aktuale

Nga LVV i reagojnë Abelard Tahirit për deklaratën ndaj Veselinoviqit: Ja si bashkëpunoi PDK me të dhe mori miliona euro!

Nga: A.M Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 13:44
Abelard Tahiri

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të PDK-së, Abelard Tahiri, ku thotë se "ne e larguam Veselinoviqin...".

Ai përmes një shkrimi në Facebook përmendi se si për vite me radhë figura të rëndësishme të PDK kishin lidhje biznesi me Zvonko Veselinoviq, përcjell “Bota sot”.

Krahas kësaj, Zogani poetncoi se Veselinoviqi hynte e dilte në Kosovë pa asnjë pengesë dhe madje për një kohë ndihej më i përndjekur në Serbi sesa në Kosovë.

“Abelard Tahiri mbase i di këto, por edhe nëse nuk i di, duhet ta kuptojë sot. Ajo strukturë për të cilën sot ky po bërtet në Parlament ka qenë produkt i përbashkët biznesi i partisë së tij dhe strukturave të Vuçiq të krijuara e toleruara nga vetë partia e Abelardit”, tha ndër të tjera zyrtari i LVV-së.

Postimi i plotë

Çeshtja Veselinoviq dhe zhurma e Abelardit:

Per vite me radhe figura te rendesishme te PDK kishin lidhje biznesi me Zvonko Veselinoviq. Kjo eshte konfirmuar nga shume burime te pavarura.

Poashtu keta zyrtarë e biznesmenë te PDK-se kur kane hyre ne marredhenje biznesi me Veselinoviq, e kane ditur se ai ka qene udheheqes i "Rojave te Ures".

Per nje kohe te gjate kjo marredhenje biznesi mes PDK e Veselinoviq ka funksionuar edhe pse vete ai e pranonte se i organizonte barrikadat ne veri. Edhe keto informacione jane te konfirmuara nga rrjete nderkombetare te gazetarise hulumtuese.

Tashti t'i kthehemi pretendimit te Abelard Tahirit se "ne e larguam Veselinoviqin...".

Kishte kohe qe diplomatet nderkombetare po e identifikonin Veselinoviqin si organizatorin e trazirave ne veri.

Kjo per asnje moment nuk iu bente pershtypje lidereve politike te Kosoves asaj kohe.

Ne fund diplomatet e zyrtaret perendimor e kuptuan se presioni per Veselinoviqin duhej ushtruar ne Serbi, dhe shume shpejt ndaj tij u krijuan disa raste nga prokuroret lokal te shtetit serb.

Tek pas kesaj shteti i Kosoves i udhehequr nga PDK reagoi. Pra, kur u be e qarte se edhe vete Serbia po krijonte raste kunder Veselinoviq. Dhe reagimi ne fakt ishte teresisht formal. U be nje flet-arrest, por ai su kap kurre. Ai hynte e dilte ne Kosove pa asnje pengese dhe madje per nje kohe ndihej me i perndjekur ne Serbi sesa ne Kosove.

Mirepo, nga kush do kapej Veselinoviq ne Kosove? Nga policet ne veri, qe ne rangun e larte te hierarkise ishin nen kontrollin e tij dhe te Viçiq?

Ne te vertete bizneset e tij te lidhura me zyrtarë te PDK perdoreshin per te shitur zhavorr per projektet qe pretendoheshin patriotike, siç ishte "Autostrada e Kombit".

Dhe ketu nuk ishin pak para. Kjo autostrade kushtoi mbi nje miliarde euro dhe kompanite qe furnizonin me zhavorr po merrnin miliona euro. Pra, nga ky kapital mbahej Veselinoviq dhe strukturat paralele te sigurise ne veri.

Abelard Tahiri mbase i di keto, por edhe nese nuk i di, duhet ta kuptoje sot. Ajo strukture per te cilen sot ky po bertet ne Parlament ka qene produkt i perbashket biznesi i partise se tij dhe strukturave te Vuçiq te krijuara e toleruara nga vete partia e Abelardit.

Kjo epoke po perfundon, megjithese me shume pasoja per shtetin e Kosoves!

Good night, and good luck, wherever you are!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat