Kollçaku pas storieve me frizere e taksist: E kam ndërgjegjen e qetë

Aktuale

Kollçaku pas storieve me frizere e taksist: E kam ndërgjegjen e qetë

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 15:12
Fatmire Kollçaku

Deputetja e shumëpërmendur së fundmi e Kuvendit të Kosovës, Fatmire Kollçaku, ka reaguar edhe me një postim në Facebook, pasi në rrjet plasën talljet me një deklaratë të saj ku tregoi një storie se si një taksist nga Shkupi i kishte thënë asaj se çdo natë para gjumit shikon videot e liderit të VV-së, Albin Kurti.

Siç duket Kollçaku e ka parë që kjo deklaratë e saj ka shkaktuar të qeshura në rrjete sociale, andaj ajo me anë të një postimi në Facebook ka thënë se asaj i është dashur të betohet si deputete e mjeke, dhe se e ka ndërgjegjen e qetë.

“Ka rastisur që për ushtrimin e të dy profesioneve në jetën time, si mjeke dhe deputete, është dashur që të betohem. Sot jam e lumtur, që në këtë aspekt e kam ndërgjegjen e qetë”, ka shkruar ajo.

Kollçaku kishte shkaktuar argëtim e të qeshura në rrjete sociale edhe me një deklaratë të bërë para disa dite, ku citonte një frizere, lokalin e të cilës ajo e frekuenton.

“Unë fle rahat, sepse nuk kam frikë që kur të zgjohem do të kuptoj se Kryeministri ynë ka nënshkruar ndonjë marrëveshje të dëmshme për vendin”, citohet t’i ketë thënë parukierja, deputetes Kollçaku

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat