​Kurti udhëton në Estoni, nesër takohet me kryeministren Kallas

Aktuale

​Kurti udhëton në Estoni, nesër takohet me kryeministren Kallas

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 17:25
Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Estoni.

Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, deri sa bëhet e ditur nesër do të pritet në takim nga Kryeministrja e Republikës së Estonisë, Kaja Kallas.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Estoni.

Nesër do të pritet në takim nga Kryeministrja e Republikës së Estonisë, Kaja Kallas, dhe do të ketë takime me përfaqësues të tjerë të lartë shtetëror”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat