Nga Vetëvendosje i reagojnë Abdixhikut dhe Krasniqit për vizitat në SHBA: Mendja po shkon gjithkah!

Aktuale

Nga Vetëvendosje i reagojnë Abdixhikut dhe Krasniqit për vizitat në SHBA: Mendja po shkon gjithkah!

Nga: A.Zh Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 08:58
Gabriel Escobar dhe Lumir Abdixhiku

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për vizitat e liderëve opozitarë të Kosovës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Avni Zogiani nga partia në pushtet ka ironizuar me udhëtimin e tyre, duke thënë se ata bënë mirë që “po e përfaqësojnë” Kosovën.

Mirëpo, sipas tij, ata i kanë “hargjuar llafet”, pasi emisarin special amerikan për dialogun Gabriel Escobar e takuan edhe në Prishtinë, javë më parë, përcjell Bota sot.

Fort mirë që liderët opozitarë udhëtuan për Washington me e përfaqësu' Kosovën.

Mirëpo, Escobarin e takuan para do javësh në Prishtinë, e ndoshta i kanë pasë llafet e harxhueme... nejse, nashta brengë e pavend, veç qe po shkon mendja gjithkah.

Për shembull, Lumiri në Washington tha pak a shumë të njëjtën që e tha në Prishtinë pas të njëjtit takim”, ka shkruar Zogiani në një postim në Facebook.

Krerët opozitarë, gjatë vizitës së tyre në SHBA, janë pritur edhe në Departamentin e Shtetit Amerikan./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat