Haradinaj: Situata është keq dhe drejt eskalimit- zgjidhja më e mirë do të ishte pranimi i kërkesës amerikane në kohë

Aktuale

Haradinaj: Situata është keq dhe drejt eskalimit- zgjidhja më e mirë do të ishte pranimi i kërkesës amerikane në kohë

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 11:37
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, konsideron se zgjidhja më e mirë për situatën me ri-regjistrimin e tabelave do të ishte pranimi i kërkesës amerikane në kohë.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se mosgjetja e një zgjidhjeje për situatën në veri të vendit, është keq dhe drejt eskalimit.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Zgjidhja më e mirë do të ishte pranimi i kërkesës amerikane në kohë.

Në situatën e krijuar tani, duhet të gjendet një zgjidhje, e cila mund të mos jetë e përkryer.

Por, pa zgjidhje për gjendjen në veri të vendit, situata është keq dhe drejt eskalimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat