Besian Mustafa e përkujton me fjalë prekëse babanë e tij në 22 vjetorin e vrasjes së tij

Aktuale

Besian Mustafa e përkujton me fjalë prekëse babanë e tij në 22 vjetorin e vrasjes së tij

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 18:56
Besian Mustafa

Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa e ka kujtuar babanë e tij të ndjerë, Xhemail Mustafën në 22-vjetorin e vrasjes së tij.

Deputeti i LDK’së përmes një shkrimi në Facebook tha se e përkujton gjithmonë babanë e tij kur diskutonin mbi historinë shqiptare.

“Bab, të kujtoj kështu të përhumbur në mendime të thella kur papritmas fikje cigaren dhe vazhdonim diskutimin mbi historinë shqiptare, aty ku e kishim lënë javë më parë…

Të kujtoj si i nxitur nga historia e kombit tonë me urgjencë e këmbëngulje të bashkëthemeloje një lëvizje që buronte nga populli, për popullin. Një lëvizje për të nxjerrë popullin shqiptar në Ballkan nga errësira dhe për ta orientuar në drejtim e saj të natyrishëm euro-atlantik. Një lëvizje që bashkonte të gjithë shqiptarët drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat