Knaus: BE-ja bullizon Kurtin si ish i burgosur i Millosheviqit, dhe simpatizon Vuçiqin si ish-ministër i tij

Aktuale

Knaus: BE-ja bullizon Kurtin si ish i burgosur i Millosheviqit, dhe simpatizon Vuçiqin si ish-ministër i tij

Më: 23 nëntor 2022 Në ora: 19:27
Gerald Knaus

Presidenti i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus, ka kritikuar qasjen e Bashkimit Evropian karshi Kosovës.

Në një postim në Twitter, ai tha se të bullizosh një ish-të burgosur të Millosheviqit, e në të njëjtën kohë të magjepsesh nga një ish-ministër i Millosheviqit, duke iu referuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është e rrezikshme.

“Strategjia e BE-së për Kosovën: bullizoni një ish-të burgosur politik të Millosheviqit, Albin Kurtin, ndërsa simpatizoni ministrin e Millosheviqit nga lufta e vitit 1999 në Kosovë.

Kjo është dritëshkurtër dhe e rrezikshme, hedhje e benzinës në zjarr”, ka shkruar Knausi në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat