Ministri britanik mirëpret marrëveshjen: Kosova dhe Serbia t’i rikthehen bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve

Aktuale

Ministri britanik mirëpret marrëveshjen: Kosova dhe Serbia t’i rikthehen bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 17:11
Leo Docherty

Ministri për Evropën në Britaninë e Madhe, Leo Docherty, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur nga Kosova dhe Serbia për çështjen e targave.

Në një shkrim në llogarinë e tij në Twitter, Docherty ka thënë se është e rëndësishme që të dyja shtetet të bëjnë progres në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

“E mirëpres marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë. Është e rëndësishme që të dyja shtetet tani të vijnë në tavolinën e bisedimeve për të bërë progress në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian drejt normalizimit të marrëdhënieve, për të mirën e qytetarëve të tyre”, ka thënë ai.

Në orët e mbrëmjes të së mërkurës, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, konfirmoi se Kosova dhe Serbia kishin arritur marrëveshje për targa.

Sipas kësaj marrëveshje, Serbia do të ndalojë lëshimin e targave, kurse Kosova do t'i ndërpresë veprimet e mëtejshme në lidhje me riregjistrimin e automjeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat