Deputetja e VV-së: Nuk presim nga Lista Serbe që të thonë se nuk i përdorin targat ilegale

Aktuale

Deputetja e VV-së: Nuk presim nga Lista Serbe që të thonë se nuk i përdorin targat ilegale

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 19:06
Arbresha Kryeziu-Hyseni

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbresha Kryeziu-Hyseni, ka deklaruar se nga Lista Serbe nuk pret se do të ketë ndonjë qëndrim tjetër pos atij që e pati sot, sa i përket marrëveshjes për targat që u arrit në Bruksel dje.

Ajo ka deklaruar se nga ujdia që u arrit dje Kosova është fituese.

Fituam nuk e di pse duhet të kemi dyshime këtu, të mendojmë se mos rastësisht humbëm. Kjo që po e diskutojmë ne është qëndrim i Listës Serbe. Sigurisht që ne nuk presim prej Listës Serbe të dalë të thotë ne e pranojmë, dhe më nuk do t’i shfrytëzojmë tabelat ilegale që i ka prodhuar deri më tani Serbia, është qëndrim i Listës Serbe”, ka thënë Kryeziu-Hyseni.

“Prej Listës Serbe unë nuk pres të ketë qëndrim tjetër pos këtij që e kemi parë sot, të ngjashme do të shohim edhe në vazhdim. Ne nuk i kemi dërguar katër komuna në zgjedhje, ato i ka dërguar presidenti serbe, Aleksandar Vuçiq me direktivat e tij prej Beogradit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat