Krasniqi: Kurrë Kosova s’i ka pasur marrëdhëniet më të zbehta me SHBA-në se tani

Aktuale

Krasniqi: Kurrë Kosova s’i ka pasur marrëdhëniet më të zbehta me SHBA-në se tani

Më: 24 nëntor 2022 Në ora: 20:57
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se Kosova nuk i ka pasur kurrë marrëdhëniet më të zbehta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës se në këtë kohë.

Këtë vlerësim të tij, Krasniqi ka thënë se e bazon edhe në vizitën e tij në SHBA, por edhe në deklaratat e fundit nga zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit.

“Ju them me përgjegjësi të plotë, ne kurrë nuk i kemi pasur marrëdhëniet më të zbehta me SHBA-të. Po bazohem në çdo deklaratë publike dhe në vizitën time në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Krasniqi ka përmendur deklaratën e këshilltarit Special në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, i cili ishte shprehur i zhgënjyer me Kosovës për mos-tërheqjen e vendimit për targat, pas një bisede me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Por, e vërteta është ne s’kemi pasur kurrë deklaratë, qe 30 vjet së paku… dhe e mbaj mend mirë tërheqjen e vërejtjes nga Bushi i vjetër… deklarata e Chollet, për mua ka qenë problematike shumë, kur ai thotë se bisedova me Vuçiqin dhe jam i zhgënjyer me Kosovën”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar “ka qenë alarm i madh”.

Kryetari i PDK-së ka thënë se marrëdhëniet e mira të Kurtit me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier janë normale.

“Normalisht, ambasadori ka relacione të mira me kryeministrin, siç e ka edhe me mua dhe të tjerët. Ai nuk është palë politike në Kosovë”, ka deklaruar ai.

Kransiqi ka thënë se nga ai nuk mund të pritet një PDK që ka qasje opozitare sikur dikur Vetëvendosje. Gjithashtu, kryetari i PDK-së ka thënë se Kurti më në fund u njoftua me presion ndërkombëtar.

“Ka vuajtur këto ditë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat