Logopedja zbardh detajet për ngjarjen tronditëse: Njoh mjekun që abuzoi me të miturën me autizëm

Aktuale

Logopedja zbardh detajet për ngjarjen tronditëse: Njoh mjekun që abuzoi me të miturën me autizëm

Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 10:20
Gentjana Sinaj

Logopedia Gentjana Sinaj tha për “Goodmorning Albanians” se për trajtimin e fëmijëve që kanë nevojë për kujdes të veçantë janë disa specialistë që duhet të kenë koherencë me trajtimet.

“Sigurisht logopedi është shumë i rëndësishëm, pasi sigurisht spektri autik prek zhvillimin gjuhësor te fëmijët dhe patjetër luan një rol shumë të rëndësishëm,” – u shpreh ajo.

Logopedi, Iljasa Fazliu nga Gjilani ka abuzuar psikologjikisht në klinikën e tij një fëmijë 5-vjeçar të diagnostikuar me autizëm.

Sinaj tha se e njihte Fazliun që nga masteri dhe i kishte dhënë mësim. Sipas saj ai nuk kishte pasur shumë prezantime dhe nuk e përcaktonte dot sa student i mirë ishte, por nëse i referohej rezultatit të provimit final, Fazliu nuk ishte i tillë.

Media ka siguruar audio ku mjeku dëgjohet duke ofenduar fëmijën teksa ajo po qan. Prej kohësh nëna e dërgonte vajzën e saj në qendrën logopedike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat