Vajza e Seremb Gjergjit publikon fotografi të tij sa ishte i shtrirë në spital

Aktuale

Vajza e Seremb Gjergjit publikon fotografi të tij sa ishte i shtrirë në spital

Më: 2 dhjetor 2022 Në ora: 08:53
Seremb Gjergji

Ka vdekur ish gazetari dhe ish – kandidati i pavarur për president të Republikës së Kosovës Seremb Gjergji.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij Sama Bajraktari-Gjergji.

“Lamtumirë fytyra ime e bukur e kësaj bote”, ka shkruar ajo në faqen e saj të Facebook.

Në vitin 2016, Gjergji ishte kandidati i pavarur për president të Kosovës dhe u shfaq me një fushatë të quajtur “Serembi për Kosovën”.

Seremb Gjergji ka filluar karrierën si gazetar para, gjate e pas luftës ne Kosove ne disa mediume te shkruara dhe elektronike. Ai ka qenë aktiv ne disa debate aktuale politike me pjesëmarrje aktive dhe ne opinione te shkruara.

Njihet si nder aktivistët e pare qe ka marre  guximin te shpalle  kandidaturën për President te Kosovës, si kandidat i pavarur.

I ndjeri ka lënë bashkëshorten Samije Bajraktari- Gjergji dhe dy fëmije, një djalë dhe një vajze.

Ndërkaq vajza e tij ka publikuar fotografi të Gjergjit në spital, pak para se të vdiste.

“T’pushoft shpirti n’paqe baba jem. Gjithmon ke me kon baba ma i mire ne bote”, ka shkruar vajza e tij.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat