Mediat serbe lidhin fanellën e Xhakës me UÇK-në, vjen reagimi nga Vetëvendosje

Aktuale

Mediat serbe lidhin fanellën e Xhakës me UÇK-në, vjen reagimi nga Vetëvendosje

Nga: A.Zh Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 10:38
Granit Xhaka

Ylli shqiptar i kombëtares zvicerane Granit Xhaka, ka festuar mbrëmë fitoren ndaj Serbisë, duke veshur fanellën e futbollistit Ardon Jashari.

Mediat serbe e kanë lidhur këtë lloj festimi të Xhakës me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Atyre u ka reaguar Avni Zogiani nga Lëvizja Vetëvendosje, përcjell Bota sot. Ai ka thënë se mediat serbe kanë traditë të përdredhjes së lajmit dhe rrëfimeve ndaj Kosovës.

“Ku kanë mësuar mediat në rajon ta përdredhin lajmin!?

Mediat serbe duke insistuar që kjo dresa ka një lloj lidhjeje me UÇK!

Fake news në Serbi ka një traditë më të gjatë se kudo në botë. Kjo ka filluar e është zhvilluar në "rrëfimin" e tyre rreth Kosovës, sidomos viteve 80!

Këta janë shkollë për shpifje e viktimizim!”, ka shkruar Zogiani në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat