Kërcënoi Zana Avdiun me “prerje koke”, lajmërohet Rexhep Xhemaili: I kërkoj falje, vetëm nëse ajo i kërkon falje Granit Xhakës

Aktuale

Kërcënoi Zana Avdiun me “prerje koke”, lajmërohet Rexhep Xhemaili: I kërkoj falje, vetëm nëse ajo i kërkon falje Granit Xhakës

Nga: M.L. Më: 6 dhjetor 2022 Në ora: 20:38
Rexhep Xhemaili

Pak më herët, avokati Arianit Koci e postoi një video, në të cilën shqiptari nga Bujanovci me emrin Rexhep Xhemaili kërcënoi me “prerje koke” opinionisten Zana Avdiu.

Avokati Koci, më pas e fshiu videon duke thënë se nuk dëshiron ta shqetësojë opinionin dhe se policia e posedon të njëjtën.

Nga ana tjetër, qytetari Rexhep Xhemaili ka dërguar në adresë të gazetës “Bota sot” një video tjetër, ku thotë se do t`i kërkonte falje Zana Avdiut, vetën nëse ajo i kërkon falje Granit Xhakës, që e quajti “rrugaq”.

Unë jam Rexhep Xhemaili nga Bujanovci, e pash një mesazh që e kam shkruajt për atë vajzën. Kokën është e vërtetë që kam thënë, por ajo vajza nëse i kërkon Granit Xhakës falje edhe unë i kërkoj asaj falje. Por, ajo nuk ka kërkuar falje në debat dhe unë nuk i kërkoj falje asaj kurrë se jam shqiptar dhe do të jem shqiptar deri në fund.

Ajo nuk është dashur të sillet ashtu me një djalë tonin shqiptar. Se ai ka pas probleme aty me armiqtë tonë. Se e din ajo vazja shumë mirë sa gjaku është derdhur në Kosovë. Nëse i kërkon falje Granit Xhakës ajo vajza edhe unë i kërkoj falje asaj vajzës. Por nëse nuk i kërkon, unë nuk i kërkoj falje kurrë asaj sa të duan le të më mshelin”, thotë mes tjerash Xhemaili në vidën dërguar gazetës “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat