Lekaj: Mbajtja e zgjedhjeve në veri në këtë situatë, e rrezikshme

Aktuale

Lekaj: Mbajtja e zgjedhjeve në veri në këtë situatë, e rrezikshme

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 15:47
Pal Lekaj

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, i ka cilësuar si të pamatura përpjekjet e Qeverisë për t`i mbajtur zgjedhjet në veri me çdo kusht.

Deputeti i AAK-së ka deklaruar se për këtë proces qeveria duhet të koordinohet me faktorin ndërkombëtar.

“Zhvillimi i zgjedhjeve në veri të vendit në këtë situatë, është i nxituar dhe i rrezikshëm. Përpjekjet e Qeverisë që me çdo kusht të mbahen zgjedhjet atje, pa koordinim me faktorin ndërkombëtar, janë të pamatura dhe mund të prodhojë situata të rrezikshme”, ka thënë Lekaj.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, sot ka deklaruar se në veri nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri.

Në një postim në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar sigurua e qytetarëve duhet të jetë prioritet.

“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se nuk janë krijuar kushtet për momentin që zgjedhjet të mbahen në fund të këtij muaji në veri të Kosovës. Siguria e të gjithë qytetarëve të Kosovës duhet të jetë prioriteti më i lartë. Ne kërkojmë që të gjithë të përfshirët të vetëpërmbahen”, ka shkruar ambasadori amerikan, duke dënuar aktet e dhunës.

Ndërsa, Qeveria e Kosovës ka bërë me dije se është në pritje të vlerësimit nga institucionet e sigurisë në pjesën veriore, për të përcaktuar hapat e mëtutjeshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat