Osmani priti ambasadorin francez Guerot, biseduan për marrëdhëniet bilaterale

Aktuale

Osmani priti ambasadorin francez Guerot, biseduan për marrëdhëniet bilaterale

Më: 7 dhjetor 2022 Në ora: 15:52
Foto nga vendngjarja

Presidentja Vjosa Osmani, sot priti në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet bilaterale, koordinimin e Kosovës dhe Francës, si dhe zhvillimet e fundit të sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë.

Presidentja, siç u bë e ditur në komunikatë, përsëriti angazhimin proaktiv të institucioneve të Republikës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në të gjithë territorin e shtetit.

Presidentja Osmani dhe ambasadori Guerot diskutuan mbi rezultatet e samitit të 18-të të krerëve të shteteve të Frankofonisë të mbajtur në Gjerba të Tunizisë, ku Kosova u përfaqësua nga Presidentja Osmani. Në këtë drejtim, Presidentja foli mbi diskutimin me Presidentin Emmanuel Macron gjatë punimeve të samitit si mundësi e mirë që të riafirmohet rëndësia e partneritetit në këtë kohë përcaktuese për sigurinë e përbashkët.”, u bë e ditur në komunikatë.

Tutje, bashkëbiseduesit u ndalën te samiti i liderëve të shteteve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, me ç’rast, Osmani e informoi ambasadorin Guérot mbi diskutimet e saj me liderët evropian për përkushtimin e institucioneve dhe popullit të Kosovës për ta avancuar rrugëtimin evropian, në veçanti planet e Kosovës për aplikim për anëtarësim në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat