Vuçeviq sërish me propagandë: Mesazhi i Kurtit është se serbët s’janë të mirëpritur

Aktuale

Vuçeviq sërish me propagandë: Mesazhi i Kurtit është se serbët s’janë të mirëpritur

Më: 8 dhjetor 2022 Në ora: 10:00
Millosh Vuçeviq, ministër i Mbrojtjes në Serbi

Millosh Vuçeviq, ministër i Mbrojtjes në Serbi, sërish ka propaganduar kundër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, duke thënë se “mesazhi i Kurtit për serbët është se ata nuk janë të mirëpritur”.

Ai ka deklaruar në RTS se ”Kosova dëshiron të imponojë zgjehdje në Veri”.

Ka thënë se ngjarjet në Veri janë shumë të pakëndshme.

“Tensioni është I vazhdueshëm”, ka thënë ai.

Po ashtu ka folur edhe për dyshimet e një shpërthimi në “lagjen e Boshnjakëve”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat