Nga Mitrovica në Gjilan, Kurti flet për aksidentin e eskortës së tij

Aktuale

Nga Mitrovica në Gjilan, Kurti flet për aksidentin e eskortës së tij

Më: 11 dhjetor 2022 Në ora: 21:25
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar në Gjilan për aksidentin e makinës së eskortës së tij, ku Kurti s’ka qenë brenda asaj makine.

Kurti ishte në kampin e Policisë në Belvedere e pastaj kishte tubim në Gjilan.

Por ky aksident e ka vonuar atë në tubimin për një vjetorin e qeverisjes së Alban Hysenit në Gjilan.

“Kërkojmë falje për vonesën sonte sepse ishim në kampin e Policisë së Kosovës në Belvedere dhe aty qëndruam më gjatë sesa planifikuam. Ndërkaq teksa vinim në gjilan automjeti i eskortës tonë teksa ishin mbrapa nesh ka pasur një aksident komunikacioni. Por tani morëm vesh se nuk ka të lënduar, dhe kemi pasur fat në këtë fatkeqësi”, ka deklaruar Kurti.

E këtë aksident për media e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Rrugës për në Gjilan, një nga automjetet e eskortës së Kryeministrit Kurti ka pasur një aksident komunikacioni. Nuk bëhet fjalë për veturën në të cilën gjendej kryeministri. Për fat të mirë nuk ka të lënduar nga asnjëra palë e përfshirë në aksident”, ka thënë Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat