Abazi: Serbia afroi mbrëmë ushtrinë pranë kufirit të Kosovës, Vuçiq ka mbrapa Rusinë e Kinën

Aktuale

Abazi: Serbia afroi mbrëmë ushtrinë pranë kufirit të Kosovës, Vuçiq ka mbrapa Rusinë e Kinën

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 11:26
Ushtria serbe

Aktivisti i Vetëvendosjes, Boiken Abazi, ka komentuar situatën politike në veri të Kosovës në terme mjaft shqetësuese.

Abazi pretendon se presidenti i Serbisë ka afruar ushtrinë dhe xhandarmërinë serbe mbrëmë pranë kufirit të Kosovës. 

Zëvendës-kryesuesi i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ka thënë se Vuçiq po sfidon (sic) “njëkohësisht Kosovën dhe fuqitë perëndimore me qëndrimet dhe veprimet e tij, dhe ka nga mbrapa Rusi e Kinë.”

Duhet kujtuar se lidershipi serb para pak kohe bëri me dije se do të shqyrtonte vendimin për të futur 1000 trupa të sigurisë në veri të Kosovës në mbështetje të Rezolutës 1244 të OKB-së. Dje u raportua se Serbia madje edhe po kërkonte përkrahje diplomatike për një veprim të tillë.

Postimi i plotë:

Vuçiqi e afroi mbrëmë ushtrinë dhe xhandarmërinë serbe pranë kufirit të Kosovës. U tha serbëve se nuk do "dorëzohen" - dorëzimi në këtë rast do ishte thjesht të respektohej shteti i së drejtës në Kosovë dhe të ndaleshin sulmet terroriste të strukturave paralele serbe të financuara prej tij, e të hiqeshin barrikadat. Ai ka kërkuar lirimin e kriminelëve serbë që organizuan sulmet terroriste me armë (granata dhe plumba) kundër Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, dhe këmbëngul që barrikadat në veri të Ibrit të qëndrojnë deri në lirimin e kriminelëve që u arrestuan për sulmet terroriste.

Këto qëndrime të Vuçiqit erdhën pas kërkesave publike të Qeverisë së Kosovës, ShBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë për heqjen e barrikadave dhe dënimin e kriminelëve.

Pra, Vuçiq po sfidon njëkohësisht Kosovën dhe fuqitë perëndimore me qëndrimet dhe veprimet e tij, dhe ka nga mbrapa Rusi e Kinë.

Kosova, NATO dhe BE nuk mund të përkulen para Putinit të vogël në Ballkan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat