Zeqiri: Tash 10 ditë nuk është mundur të bëhet ndërrimi i rregullt i zyrtarëve policorë në veri

Aktuale

Zeqiri: Tash 10 ditë nuk është mundur të bëhet ndërrimi i rregullt i zyrtarëve policorë në veri

Më: 19 dhjetor 2022 Në ora: 18:49
Imer Zeqiri

Imer Zeqiri nga Sindikata e Policëve, ka thënë se që nga vendosja e barrikadave në veri është penguar puna e zyrtarëvë policorë.

“Që nga atëherë, tash 10 ditë nuk është mundur të bëhet ndërrimi i rregullt i zyrtarëve policorë sipas orarit që kanë pasur”, ka thënë Zeqiri, duke shtuar se ka shprehur shqetësim për këtë situatatë.

“Zyrtarët poicorë atje po qëndrojnë me një moral dhe një vullnët të lartë, sa i përkët kryerjës së autorizimeve dhë detyrave ligjore sipas Kushtëtutës. Mirëpo pengesat që kanë rrjedhur, pamundësia për të bërë ndërrimin e tyre, neve si sindikatë jemi të shqëtësuar, jo vëtëm ne por dhe menaxhmwnti policor”, ka shtuar Zeqiri.

Zeqiri ka trwguar se kanë bërë dhe kërkesë në mënyrë mediatike për këtë çështje por menaxhmenti policor dhe organet qeveritare janë në kontakt më ndërkombëtarët.

“Nëse flasim si mund të bëhet ndërrimi i zyrtarëvë policor, pa u zhbllokuar rrugët, e vetmja mundësi është në lokacionin Leposaviç-Jarinjë me helikopter”, ka theksuar Zeqiri.

Sipas tij, është e mundur të bëhet ndërrimi i zyrtarëve policorë përmes rrugëve sepse sipas tij, nuk ka asnjë alternativë.

Tutjë ka theksuar se nga kjo situatë mund të ndodhë një krizë humanitare për shumë qytetarë, të cilët banojnë në atë pjesë.

Ndërsa për ligjin ë pagave për zyrtarët publikë, Zëqiri ka potencuar së nuk e dinë se cila do të jetë paga e policëve në bazë të këtij projëktligji. Po ashtu, ka shtuar se nuk është i informuar së cilat nga kërkesat e tyrë janë plotësuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat