Zana Avdiu reagon për rastin e foshnjës në Pejë: Jetojmë në një vend, ku jeta e askujt nuk është me rëndësi

Aktuale

Zana Avdiu reagon për rastin e foshnjës në Pejë: Jetojmë në një vend, ku jeta e askujt nuk është me rëndësi

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 12:22
Zana Avdiu

Analistja, Zana Avdiu ka reaguar pas rastit që ka ndodhur në Pejë ku raportohet se një foshnje e vdekur u fut në lavatriçe, ka nxitur reagime të shumta të qytetarëve në vend.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se shëndetësia tek ne gjithë ka qenë problem. Ajo ka thënë se trajtimi i pacientëve kurrë nuk u kanë i dinjitetshëm. Siç thotë ajo, tash është degradu deri në pikë të fundit. E kesaj ia ka ndihmu mungesa e nje ministri tash e sa muaj.

“Jetojme ne nje vend, ku jeta e askujt nuk eshte me rendesi. Askush nuk e don punen qe e ben. Te gjithe jane te egersum, te pameshirshem e te pandjeshem. Dhe, kete e verteton tentimi i spitalit, per me fsheh kete cka ka ndodh. Kete e verteton gjuha e urrejtjes e vreri qe vjellet cdo dite, kudo”, ka shkruar Avdiu.

Postimi i plotë

Pse spo flet per rastin e bebes qe u gjend ne makinen e larjes, ne spitalin e Pejes.. po me thone.

Cka me thane? Ky eshte nje nga ato rastet kur nuk din as cka thua e as cka mendon.

Jetojme ne nje vend, ku jeta e askujt nuk eshte me rendesi. Askush nuk e don punen qe e ben. Te gjithe jane te egersum, te pameshirshem e te pandjeshem. Dhe, kete e verteton tentimi i spitalit, per me fsheh kete cka ka ndodh. Kete e verteton gjuha e urrejtjes e vreri qe vjellet cdo dite, kudo.

Shendetesia te na gjithe u kane problem. Trajtimi i pacienteve kurre nuk u kane i dinjitetshem. Por, tash eshte degradu deri ne pike te fundit. E kesaj ia ka ndihmu mungesa e nje ministri tash e sa muaj.

Si shoqni, jemi tu e humbe sjelljen e mire, perkushtimin, ndjeshmerine e solidaritetin, e i gezohemi fatkeqesive te tjetrit. Kaq shume urrejtje, per secilin e gjithcka ne kete vend, jane shkaqet e ktyne ngjarjeve.

Rast tejet i rande. Uroj qe familja te mund ta perballoje lehte!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat