Haxhi Avdyli vjen me një thirrje pas situatës në veri: Të ndalet agresioni serb tash

Aktuale

Haxhi Avdyli vjen me një thirrje pas situatës në veri: Të ndalet agresioni serb tash

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 12:29
Haxhi Avdyli

Deputeti i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Haxhi Avdyli, ka bërë një postim në rrjetin social Twitter. 

Ai ka shkruar që Serbia në bashkëpunim me Rusinë po sulmon paqen në Kosovë përmes vendosjes së barrikadave përmes agjentëve kriminalë në veri të Kosovës. 

“Agresioni serb duhet të ndalet tash.” – ka shkruar deputet Avdyli. 

Më tej, anëtari i partisë Guxo ka shkruar “Lëvizje e lirë për popullin serb në veri, asnjë kompromis me kriminelët,”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat