Tri arsyet e Vuçiqit që po ngrit tensione në veri të Kosovës, flet Azem Vllasi

Aktuale

Tri arsyet e Vuçiqit që po ngrit tensione në veri të Kosovës, flet Azem Vllasi

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 18:19
Azem Vllasi

Njohësi i zhvillimeve në rajon, Azem Vllasi, duke diskutuar rreth zhvillimeve të fundit dhe tensionove ne veri të Kosovës ka thënë ka thënë se janë tri arsye.

Sipas Vllasit, pushtetarët e Beogradit i ngritën këto tensione për tri arsye e që njëra prej tyre është plani franko/gjerman që nuk po i pëlqen Beogradit.

“Kjo është një skenar i njoftuar  për keqpërdorimin e serbëve të Kosovës, kurdo që i duhet pushtetit të Beogradit. Tashti konkretisht këto tensione pushtetarët e Beogradit i ngritin për sëpaku për tri arsye, e para është prej që ka dal plani franko/gjerman e që e mbështetin edhe SHBA-të… Beogradit nuk i pëlqen ai plan… pasi insiston në përfundimin e bisedimeve pasi perëndimorët nuk kanë kohë të vonojnë këtë dialog”, ka thënë Vllasi.

Arsyeja e dytë është se Vuçiq po dëshiron ti shantazhojë ndërkombëtarët dhe autoritet e Kosovës që të formojnë Asociacion e komunave me shumicë serbe.

Por që kjo bashkësi e komunave te jete e lidhur drejtpërdrejtë me Beogradin, sqaron Vlalsin dëshirën e Vucici duke shtuar se me këtë serbët e Kosovës i nxjerrë krejtësisht prej juridiksionit të Kosovës.

“Asryejae e dytë është Vucic dëshiron ti shantazhojë ndërkombëtarët dhe autoritet e Kosovës që patjetër të formojnë Bashkësin e Komunave serbe sic e quajnë ata. Dhe ajo të bëhet një lloj pushteti për serbët e Kosovës dhe të bëhet lidhur drejtpërdrejti me Beogradin, ashtu serbët e Kosovës ti nxjerrë krejtësisht prej juridiksionit të Kosovës”.

Ndërkaq, arsyeja e tretë është, pasi me skenare të tilla dhe tensione, sipas Vllasit Beogradi po tenton që në veri të Kosovës çdo gjë të shtetit të Kosovës.

“E treta është më këso marifete të pamundësojë prezencën e e çfarë pushteti të Kosovës në në veri, as polici, as gjyqësor, tash bëjn presion për dy të arrestuar se ka prova të bazushme se kanë kryer vepra penale, sipas tyre nuk guxon Gjyqësori i Kosovës të arrestojë serbët, as të mos jenë afër e as prezente policia atje, dhe kështu ta ndajnë krejtësisht pjesën veriore, me shpresë së një ditë, kur ta bëjnë këtë Bashkësin ndoshta të krijojë kushte që ajo pjesë të jetë nën qeverisjen e Serbisë dhe pa asnjë qasje të pushtet të Kosvës”.

Vllasi tha se KFOR-i duhet t’i largojë barrikadat në veri të Kosovës, ndërkaq kryeministri, Albin Kurti, duhet që bashkëpunojë ngusht me ndërkombëtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat