“Barrikadat në veri, zgjidhjen e kanë në Bruksel”

Aktuale

“Barrikadat në veri, zgjidhjen e kanë në Bruksel”

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 19:51
Pamje nga Brukseli

Edhe një ditë tjetër ka kaluar pa zgjidhje për çështjen e barrikadave në Veri të vendit.

Pavarësisht se është thënë se zgjidhja do të gjendet kryesisht nga ndërkombëtarët, por këtu nuk ka rezultate tash e 13 ditë.

Kjo çështje rekomandohet të kalojë në kuadër të dialogut të Brukselit, aty ku zgjidhjet janë politike.

“Ky problem që kemi natyrisht që ka bazën politike dhe problemet politike zgjidhjen me marrëveshje politike, dhe për këtë natyrisht që duhet të zgjidhet me dialogun në Bruksel”, ka theksuar Visar Ymeri, “Musine Kokalari”.

Opozita që janë zë kritik i qeverisjes së Kurtit, kërkojnë që çështja e barrikadave të veriut të mos shkojë drejt kryeqendrës evropiane dhe se çdo veprim në çështjet e sigurisë duhet të jetë i bashkërenduar me KFOR-in.

“Ne i themi Qeverisë së Kosovës që duhet të veprohet dhe nuk guxon që situate në veri të bëhet monedhë e kusuritjes në bruksel dhe fare nuk guxon të dialogohet sepse aty është territor i Kosovës, në koordinim ndëkrombëtarë e sidomos me KFOR-in”, ka deklaruar Pal Lekaj, AAK.

Por, zgjidhje në Bruksel nuk shohin partia në pushtet.

“Çështja e veriut asessi nuk është cështje për dialog në Bruksel, kjo është cështje e brendshme e politikës së Kosovës dhe këtu është duke u zbatuar sundimi i ligjit.. kjo iu prish punë vetëm bandave kriminale”, ka thkesuar Enver Dugolli, LVV.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat