Rasti në Spitalin e Pejës: Trupi i foshnjës u nxor copë-copë nga rrobalarësja

Aktuale

Rasti në Spitalin e Pejës: Trupi i foshnjës u nxor copë-copë nga rrobalarësja

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 20:27
Spitali i Pejës

Sikur të enjten brenda katit më të lartë ku është Gjinekologjia në Spitalin e Pejës, nuk ishte edhe më 13 dhjetor.

Nga salla operative ku nga trupi i një nëne pejane u nxor e pajetë foshnja 32 javëshe, por ngjarja nuk u mbyll me kaq.

Situata u bë më e trishtë pasi kufoma e foshnjës nuk u trajtua si duhet dhe e njejta nga pakujdesia përfundoi e mbështjellë më çarçafë brenda rrobalarëses , që dëmtoi edhe më tej atë.

Skandali u thellua kur stafi i spitalit refuzoi që ta dorëzoj te familja foshnjën 8 muajshe, por prindi nuk u zmbraps.

Për rastin u njoftua më pas policia e prokuroria që po presin rezultatin e inspektoratit shëndetësor për hapat e mëtejmë.

Si të përfshirë në rastin e së martës së javës së kaluar, menaxhmenti i Spitalit pezulloi nga puna 4 mami, 2 punëtor teknik e 1 pastruese.

Por lajmi u bë i ditur tek këtë të mërkurë.

Rasti që tronditi opinionin të mërkurën, ndikoi edhe tek e ëma e foshnjës që të vërtetën e kuptoi 8 ditë më pas.

Familja e të ndjerës nuk e ka në plan ta lë me kaq pasi do ngris padi ndaj spitalit.

Trupi i pajetë i foshnjës u varros më 14 dhjetor në varrezat e qytetit në Pejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat