Lista Serbe: Kërcënimet e Sveçlës për Radoiçiq janë qesharake, ai nuk frikësohet

Aktuale

Lista Serbe: Kërcënimet e Sveçlës për Radoiçiq janë qesharake, ai nuk frikësohet

Më: 22 dhjetor 2022 Në ora: 20:48
Lista Serbe

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, në një konferencë të jashtëzakonshme për media tha se policia është duke punuar që Milan Radojiçiq dhe kriminelët e tjerë në veri të sillen para drejtësisë.

“Radojçiq, herët ose vonë do të bie në duart e Policisë së Kosovës e pastaj do të përcillet deri tek drejtësia për t’u ballafaquar me të gjitha veprat kriminale me të cilat ngarkohet”, tha ai.

Pas kësaj konference ka reaguar Lista Serbe, duke e cilësuar si kërcënim deklaratën e Sveçles dhe duke thënë se ato janë qesharake dhe nuk e frikësojnë Radoiçiq-in.

“Kërcënimet që Svecla i frikësuar i dërgon zëvendëspresidentit Radoiçiq janë qesharake dhe nuk do ta trembin as zotin Radoiçiq dhe as ndonjë serb në barrikada”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Ndryshe në konferencë për media, Sveçla, tha se nëse KFOR-i nuk i largon barrikadat në veri, atëherë këtë do ta bëjë Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat